Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Të punësuara në një repart në spitalin Sarasota të Floridas, dy koreane Holly Hoyle O’Brien dhe Meagan Hughes u bënë menjëherë mikesha. Duke i rrëfyer njëra-tjetrës jetën, zbuluan që ishin motra.
Ato ishin ndarë rreth 40 vite më parë, kur ishin fëmijë dhe jetonin ne Korenë e Jugut. Një analizë ADN-je konfirmoi lidhjen e tyre. Dy gratë nuk shiheshin që në fillim të viteve ’70, kur ishin shumë të vogla.
Motrat ishin braktisur në një jetimore në Korenë e Jugut. Pok-Nam Shin, që tani quhet Holly Hoyle O’Brien, kur ishte 9 vjeç, në vitin 1978, u adoptua nga një çift amerikan, që e çoi në Virxhinia të SHBA-së. Eun-Sook, në vitin 1976 u bë pjesë e një familje që jetonte në Nju Jork dhe pas adoptimit u quajt Meagan Hughes.
Motrat nuk ishin parë kurrë më që kur u punësuan si infermiere në të njëjtin repart spitalor. Ato kishin të njëjtin orar pune dhe shumë shpejt u bënë mikesha. Gjatë rrëfimit të jetës së tyre, zbuluan shumë rastësi ngjashme: që nga jetesa në të njëjtën jetimore në Korenë e Jugut e që ishin adoptuar nga një familje amerikane.
Kështu që O’Brien i kërkoi së motrës që të bënin një test ADN-je, ku kjo e fundit konfirmoi lidhjen e tyre. “Dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë”, tha Holly Hoyle O’Brien për gazetën “Sarasota Herald Tribune”.
Madje edhe Meagan Hughes ishte shumë e lumtur pas zbulimit. “Nuk mund ta besoja. Isha e shokuar. Kam një motër”.
Top Channel