Britania i thotë “JO” legalizimit të kanabisit

13/10/2015 10:35

Edhe pse një raport i para disa kohëve i qeverisë britanike sugjeronte se lagalizimi i kanabisit do të gjeneronte 200 milionë stërlina në vit nga taksat dhe shpenzimet në polici dhe burgje, sërish deputetët britanikë hodhën poshtë të hënën një peticion që kërkonte ndryshimin e ligjit për legalizimin e kësaj droge.

Qeveria britanike ndërkohë njofton se, “nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin aktual”, që parashikon ndëshikme penale për përdoruesit dhe furnizuesit e kësaj droge.

Edhe pse një peticion për legalizimin kishte siguruar rreth 220 mijë firma, Home Office, që është Ministria e Brendshme, tha se nuk ka plane për ndryshimin e ligjit për legalizimin dhe dekriminalizimin, ligj i cili e klasifikon kanabisin si drogë të klasit B, duke shtuar se përdorimi i tij kishte ardhur në rënie.

Sipas studimit të qeverisë britanike, rreth 2.2 milionë britanikë të moshave nga 16 në 59 vjeç kishin përdorur këtë drogë vitin e kaluar, duke konsumuar në total rreth 216 tonë kanabis.

Edhe pse kushtet atmosferike nuk janë shumë të favorshme në ishull për kultivimin e kanabisit, ka pasur raste kur janë gjetur parcela të mbjella në periferi të Londrës, apo ku kjo drogë kultivohet artificialisht nëpër shtëpira të modifikuara me ndriçim dhe ngrohje, e jo në pak raste janë arrestuar shqiptarë që e kultivojnë apo importojnë këtë drogë në Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA