Kriza në Siri, ministrat e Jashtëm të BE bëjnë thirrje për dialog

12/10/2015 20:45

Kriza e Sirisë dhe përfshirja ushtarake e Rusisë janë edhe boshti kryesor i axhendës së takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.  Shqetësimi i tyre për situatën në Siri është rritur, ndaj ata ranë dakord se dialogu është i nevojshëm.

“Nga pikëpamja ushtarake, do të ishte vërtetë fatale në qoftëse bombardimet e pakoordinuara i detyrojnë mijëra sirianë të kthehen në refugjatë”, deklaroi Jean Asselborn, ministër i Jashtëm i Luksemburgut.

Moska është akuzuar se epiqendra e sulmeve te saj janë pikërisht grupet të cilat luftojnë regjimin e Presidentit Bashar al-Asad, dhe jo militantët ISIS. Por, mohimi i Rusisë është një përgjigje e njohur për ndërkombëtarët. Sekretari për Punë të Jashtme në Britani, Philip Hammond tha se e ardhmja e Sirisë duhet të jetë pa Assad.
 
BE-ja i ka kërkuar Rusisë qe të ndalë ndërhyrjen ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se ajo rrezikon të stërzgjase konfliktin 4-vjeçar e gjysmë, pasi njëkohësisht është duke minuar edhe procesin politik, që edhe pse i vështirë, do i jepte fund atij.

Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, u shpreh se ndërhyrja ruse ka disa elemente shumë shqetësuese. Për herë të parë, ministrat bënë thirrje gjithashtu për mbrojtjen e civilëve dhe për ta ky është një prioritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA