
Pas stuhisë së mbrëmjes së të shtunës, e gjithë zona e Kolonjës është izoluar për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Glladishtovës.
Rruga nacionale në hyrje të qytetit është bllokuar nga të paktën 2 metër inerte, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks. Qindra krerë bagëti janë mbytur, disa banesa janë përmbytur, ndërkohë që ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.
Situata bëhet edhe më e rëndë pasi dhjetra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e erës që ka rrëzuar disa nga shtyllat e tensionit të lartë.
Sipas kreut të bashkisë Arben Malo, situata është emergjente, ndërkohë që është duke u punuar për hapjen e një rruge alternative për rastet emergjente.
Prej të paktën 50 vitesh, në zonën e Kolonjës nuk raportohet për dëme të tilla si pasojë e fenomeneve natyrore.
Top Channel