Pentagoni dëmshpërblen viktimat e spitalit
11/10/2015 12:50
Pentagoni do të ofrojë kompensime për të afërmit e të vrarëve e për të plagosurit nga sulmi ajror amerikan mbi Spitalin e Kunduzit të drejtuar nga organizata humanitare mjekët pa kufij.
Të paktën 22 pjesëtarë stafi e pacientë, humbën jetën nga bombardimet e një jave më parë.
Uashingtoni pretendon se goditja e spitalit ndodhi gabimisht gjatë përpjekjeve për të shënjestruar kryengritësit talebanë. Por organizata mjekësore e quajti ngjarjen “krim lufte” dhe kërkon zhvillimin e një hetimi të pavarur nga një komitet ndërkombëtar në Zvicër, i cili që prej krijimit të tij deri më sot nuk është përdorur kurrë.
Top Channel