Edhe Apple është i interesuar për inteligjencën artificiale. Në pak ditë kolosi i Cupertino-s ka blerë dy start-up të këtij sektori, sipas Bloomberg. E fundit e porositur është “Perceptio”.

Kjo e fundit po zhvillon një teknikë që do tu japë mundësi smartphone-ëve të identifikojnë pamjet duke përdorur pikërisht inteligjencën artificiale.

Blerja tjetër është “AI: VocalIQ”, që ndihmon kompjuterin të kuptojë më mirë gjuhën njerëzore. Një specifikë që do të ishte i nevojshëm për Siri, asistenin zanor të iPhone. Shoqëria e drejtuar nga Tim Cook i shtohet listës së gjatë të kompanive teknologjike që janë të interesuara në fushën e inteligjencës artificiale. Në listë janë dhe Facebook, Google dhe Microsoft.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA