Vajza që tështin 12 mijë herë në ditë

06/10/2015 21:20

Një vajzë që tështin më shumë se 12 mijë herë në ditë ka lënë me gojë hapur mjekët.

Katelyn Thornley, 12 vjeç dhe të afërmit e saj po përpiqen dëshpërimisht për t’u çliruar nga tortura që e zuri papritur tri javë më parë.

“Jam e dobët fizikisht. Mezi qëndroj në këmbë dhe mezi ha”, thotë e dëshpëruar 12-vjeçarja.

Ajo tështin të paktën 20 herë  në minutë dhe për këtë nuk mundet të shkojë as në shkollë. E vetmja periudhë kur nuk tështin kur shtrihet për të fjetur pasi ka marrë më parë një dozë të mira antihistaminësh.

“Gjithçka nisi papritur. Kujtova mos isha alergjike ndaj diçkaje ose nuk kisha larë mirë dhëmbët”, rrëfen 12-vjeçarja.

Deri më tani është gjashtë doktorë kanë hequr dorë nga dalja me një diagnozë përfundimtare dhe të saktë për rastin e vajzës. Disa përjashtojnë viruset apo alergjitë dhe e lidhin gjendjen shëndetësore të Katelyn me stresin.

“Ndonjëherë dëshiroj të largohem prej trupit tim dhe ta shoh veten duke fjetur dhe në qetësi, sepse edhe në ëndrrat e mia unë tështij”, thotë 12-vjeçarja e dëshpëruar.

Prindërit e vajzës nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara bëjnë thirrje për të ndihmuar vajzën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA