Ndëshkimi mizor i një nëne për djalin e vet

06/10/2015 20:50

Prindërit kanë metoda të ndryshme ‘ndëshkimi’ për fëmijët e tyre, në rast se këta të fundit kapen në ‘faj’, por një nënë në Shtetet e Bashkuara ka shkuar përtej kësaj.

Autoritetet amerikane në Rock Hill, në Karolinën e Jugut, arrestuan një nënë pas sinjalizimit prej punonjësve dhe klientëve të një supermarketi, të cilët u bënë padashje dëshmitarë të një skenë aspak të këndshme.

Në supermarket ata panë një djalë rreth 10 vjeç, i veshur si vajzë dhe me mbishkrimin “Bad” (i keq) pas koke.

Pas prangosjes, arsyetimi i nënës ishte po ndëshkonte djalin e vet pasi ishte zënë dhe kishte bërë thirrje homofobike në shkollë. Vërtetë e meritonte këtë ndëshkim?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA