
Gjykata e BE-së e ka deklaruar të pavlefshëm vendimin e Komisionit Europian, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara garantojnë një nivel të lartë mbrojtjeje të të dhënave personale.
Prej këtij vendimi tashmë Facebook mund ta ketë të ndaluar të “konservojë” të dhënat në SHBA. Çështja u prezantua nga një qytetar austriak, pas skandalit të Datagate.
Gjykata e BE-së, në argumentimin e saj të gjatë dhe kompleks vë në dukje se nevojat e sigurisë kombëtare të SHBA “mbizotërojnë mbi regjimin si një portë e sigurtë” për të dhënat e qytetarëve europianë të transferuara në këtë shtet. “Kështu që, ndërmarrjet amerikane
Facebook mbledh në fakt të dhënat e qytetarëve europianë në një server në Irlandë, dhe prej andej i transferon në SHBA. Për pasojë “Regjimi amerikan i portës së sigurtë e bën më të mundur ndërhyrjen e autoriteteve publike amerikane në të drejtat themelore të personave”.
Top Channel