Si përcaktohet një femër e plotësuar? Në momentin kur duket se vetë jeta është një “puzzle” i madh copat e të cilit përputhen në mënyrën më të mirë. Realizimi personal nuk është i njëjtë për të gjitha femrat: ka femra që ndihen të plotësuara kur bëhen nënë, apo kur gjejnë dashurinë e jetës.
Të tjera ndihen të realizuara kur arrijnë suksese në karrierë. Çdo lloj tipi është i drejtë. Por rruga që duhet ndjekur për të mos gabuar, ndoshta më e vështira por më e sinqerta: t’i qëndrosh besnik vetvetes të garanton një ekzistencë autentike, të krijuar nga sfidat.
Objektivi? Puna e ëndrrave
Puna nuk mund të zgjidhet gjithmonë sipas dëshirave në jetë. Por është gjithashtu e vërtetë që nëse dorëzohesh për ta arritur nuk është një strategji e mirë. Edhe duke bërë një punë që nuk mund të jetë idealja, është e rëndësishme të kërkoni atë që ju përshtatet. Të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh në jetë nuk është e vështirë.
Zgjedhjet personale
Ka femra që nga jashtë duken të lumtura: kanë një shtëpi të bukur, një burrë në pamje të parë perfekt, fëmijë dhe ndoshta dhe një punë prestigjioze. Por gjithmonë kjo lloj femre fsheh një lloj palumturie. Dhe kjo ndodh kur ju bëni një zgjedhje personale të diktuar nga të tjerët, që mund të jenë prindërit, një shoqëri e tërë. Për të qënë vërtetë të plotësuara dhe të lumtura është e nevojshme të mos ndrydhni emocionet tuaja, edhe me koston e të qënit kundër rrymës.
Mos u udhëhiqni nga nevojat e të tjerëve
Sa herë nuk keni thënë dot jo për diçka që vërtetë nuk keni pasur dëshirë ta bëni? Rrethanat e jetës parashikojnë dhe një farë disponibiliteti për kompromis për të mbajtur në këmbë një lidhje apo raporte pune. Të mësohesh të thuash jo është e vështirë por jo e mundur, dhe është një veprim që duhet bërë në mënyrë autentike, si në punë edhe në familje.
Top Channel