Linja e ardhshme e Nexus të Google do të bëjë një kthesë në prezantimin e dy modeleve të reja. Sipas Android Police, LG Nexus 5X do të ketë një çmim prej 379.99 dollarë.

Ky do të jetë çmimi për modelin 16 GB dhe pak më i lartë për atë 32 GB. Kjo është një rënie drastike e çmimeve, krahasuar me Nexus 6, i cili u lançua me 649 dollarë.

Nexus 6P i Huawei gjithashtu do të ketë një çmim shumë të ulët. Android Police thotë se shitja e tij do të nisë me 499.99 dollarë dhe do të varet nga mundësitë e dyqaneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA