Superhëna dhe eklipsi hënor, bashkë pas 33 vitesh
28/09/2015 08:30
Një “superhënë e përgjakur” është shfaqur në qiell mbrëmjen e së dielës, për t’u pasuar nga një eklips hënor.
Hëna e plotë dhe e shndritshme u zhyt në errësirë pas nisjes së eklipsit. Kur toka lëviz mes Diellit dhe Hënës, krijon errësirë në këtë të fundit, dhe më pas, kur drita e diellit shndrrin përreth tokës, hëna kthehet në ngjyrë të kuqe gjaku, prej nga ka marrë edhe emrin “Hëna e përgjakur”.
Superhëna dhe eklipsi hënor nuk kishin ndodhur në të njëjtën ditë prej 30 vjetësh.
Top Channel