Çfarë do të bënit nëse në oborrin tuaj do të shihnit të shtrirë për shtatë palë qejfe një ari të stërmadh?

Sigurisht, njoftimi i autoriteteve do të ishte zgjidhja e duhur, e parë dhe e mirëmenduar, por jo për një çift amerikanësh që zgjodhën një tjetër rrugë me më shumë adrenalinë.

Në një video që po përhapet me shpejtësi në internet, dy të zotët e shtëpisë vendosën të dëbojnë vetë ariun. Fillimisht, kafsha duket i pashqetësuar nga thirrjet e tyre për t’u larguar deri kur vendos të reagojë në një moment.

Fatmirësisht ariu nuk ishte në humor të mirë për sherr dhe vendos që pas disa minutash të largohet me një gjest shpërfillës ndaj të zotëve të shtëpisë…

Top Channel