Ajo ishte zhdukur në mënyrë misterioze 31 vite më parë. Të gjithë e dinin të vdekur prej kohësh, pasi një burrë rrëfeu se e kishte vrarë. Por dy javë më parë gjetja e Petra Pazsitka, nga një qytet në veri të Gjermanisë, është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë.
Thjesht dëshironte të fshihej nga pjesa tjetër e botës. Ky lajm është publikuar këto ditë në shtypin gjerman.
Pazsitka ishte vetëm 24 vjec kur u largua pa lënë gjurmë, në Braunschweig ku jetonte me disa studentë, dhe ishte duke përgatitur tezën e dilomës për gjuhë informatike. Ajo u zhduk pasditen e 26 korrikut 1984 teksa do të shkonte tek prindërit në Wolfsburg, por nuk arriti kurrë. Policia u vu në ndjekje të saj ndësa bëri dhe një apel në televizion për personat që nuk mund ta kishin parë.
Autoritetet nisën kështu hetimet për vrasje. Një vit më pas policia arrestoi Gunter K., një murator 19-vjeçar. Më 1987 ai pranoi se e kishte vrarë gruan e zhdukur, që në 1989 u deklarua zyrtarisht e vdekur.
Por cila ishte e vërteta?
Ngjarja do të ishte ende në arkiva nëse Pazsitka nuk do të ishte shfaqur vetë Pasi iu vodh shtëpia në Dusseldorf, ajo u rrëfeu agjentëve identitetin e saj të vërtetë. Gruaja, tashmë 55 vjeç, rrëfen se 11 vitet e fundit i ka kaluar në këtë qytet, pasi kishte jetuar në qytete të ndryshme gjermane. Ajo kishte bërë një plan të mirëmenduar.
Kishte marr me qira një tjetër apartament në mënyrë sekrete, dhe kishte hequr mënjanë 4 mijë marka, dy mijë euro me vlerën e sotme, për të nisur një jetë të re. Për 31 vjet ajo ka arritur të jetojë pa një numër taksash, pa një kartë sigurimesh, pa librezë shëndetësore, pa një pasaportë dhe pa llogari bankare. Për policinë gjermane ajo nuk ka përbërë krim, pasi nuk ka përdorur kurrë dokumente të falsifikuara.
Top Channel