Superhëna 2015, ku dhe si mund ta shihni

26/09/2015 08:30

Mbrëmjen e të dielës hëna do të jetë më e shndritshmja dhe më e errëta gjatë vitit. Por nëse do të shihni qiellin, duhet të siguroheni që është koha e duhur për ta parë, pasi i gjithë procesi do të zgjasë për 71 minuta.

Të dy ngjarjet do të ndodhin mesnatën e 27 shtatorit dhe mëngjes herët të 28 shtatorit. Pjesën e parë të natës, Superhëna do të zgjasë gjithë mbrëmjen. Do të shihni një hënë të plotë dhe të shndritshme.

Por më pas hëna e shndritshme do të zhytet në një errësirë, teksa do të nisë dhe eklipsi hënor. Kur toka lëviz mes Diellit dhe Hënës, krijon errësirë në këtë të fundit, dhe më pas, kur drita e diellit shndrrin përreth tokës, hëna kthehet në ngjyrë të kuqe gjaku, prej nga ka marrë edhe emrin “Hëna e përgjakur”. Të dyja ngjarjet nuk kishin ndodhur në të njëjtën ditë prej 30 vjetësh.

Është hëna e përgjakur e cila ka bërë disa njerëz të mendojnë se është fundi i botës, pasi këtë fundjavë shënohet edhe pjesa e katërt e eklipsit hënor. Ngjyra e saktë e hënës varet edhe nga ndotja e atmosferës, kështu që jo gjithkush mund ta shohë atë ashtu siç duhet.

Hëna do të nisë eklipsin e pjesshëm në orën 01:07(me orën tonë), dhe do të bëhet total nga ora 02:11 deri në 03:23. I gjithë procesi i eklipsit do të përfundojë më 05:27.

Ngjarja do të jetë e dukshme në Europën Perëndimore, Afrikën Perëndimore dhe vendet përmes Oqeanit Atlantik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA