Fejohet me të dashurën pas vdekjes

26/09/2015 11:25

Një i dashur zemërthyer vendosi të fejohej me të dashurën e tij pas vdekjes dhe të postojë në rrjetet sociale foton me unazën e fejesës në gishtin e partneres së tij.

Abigail Hall, 18 vjeç, ndërroi jetë pak kohë pasi kishte nisur studimet në universitet. Ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj papritur.

Josh Thompson, i dashuri i saj udhëtoi menjëherë nga Korfuzi në Britaninë e Madhe dhe me lejen e prindërve të vajzës kërkoi që të fejohej me të.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dashurinë që kam për të. Ajo ishte arsyeja që zgjohesha çdo mëngjes. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që po i jepni familjes së Abbie-t dhe mua. Jeta nuk do të jetë më kurrë si më parë, ndaj duhet ta mbështesim njëri-tjetrin”, shkruan Josh.

18-vjeçarja nga Doncaster-i sapo kishte nisur studimet për shkenca biomjekësore në Universitetin Hallam në Sheffield. Ajo u gjet e pajetë ditën e mërkurë në apartamentin e vet. Policia beson se vdekja ka qenë natyrale dhe se nuk bëhet fjalë për një krim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA