Mundësia për të punuar më shumë se një person në një dokument, kërkimi në internet dhe ndërhyrja direkt në një dosje, lehtësime për studentët, janë disa nga të rejat e Office 2016, versioni i ri i programit të Microsoft.
Tashmë ai është i disponueshëm edhe për Mac të Apple. Të gjitha funksionet dhe të rejat e tij janë bërë publike në një postim zyrtar të Microsoft. Një nga karakteristikat kryesore të Office është mundësia e të shkruarit në të njëjtën kohë tekste në Word, ku dhe shfaqen redaktimet që po bëjnë persona të tjerë, bashkëpunimi rritet edhe nëpërmjet integrimit të Skype, ku mund të bisedosh direkt, të shpërndash foto dhe të bëshë video-telefonata direkt nga dokumenti.
“Office 2016 është zhvilluar për të inauguaru një mënyrë të re pune në skuadër. Një nga ambiciet tona është ajo e rikrijimit të produktivitetit dhe ofrimit të mjeteve për të drejtuar persona dhe ndërmarrje drejt një bote gjithnjë e më afër telefonëve”, thotë për Ansa Paola Cavallero, drejtore e marketingut e Microsoft Italia.
Funksione të tjera të Office 2016 janë “Tell me”, një tip motori kërkimi në gjendje për të gjetur komanda të nevojshme, “Smart Lookup” që të jep mundësinë të bësh kërkimet në internet pa dalë nga dokumenti ku je duke shkruar. Office 2016 është i disponueshëm në 47 gjuhë dhe kërkojnë Windows 7 apo sistemet e mëvonshme operative.
Top Channel