Një nënë si shoqe apo autoritare?

21/09/2015 10:35

Një nënë si shoqe nuk është vetëm titulli i një prej serialeve televizive më të dashura të të gjitha kohërave, por një filozofi e jetës së përbashkët të shumë nënave. Kjo ndodh përgjithësisht tek prindër që në fëmijërinë e tyre kanë pasur prindër të ashpër. Kur bëhen nënë i premtojnë vetes se do të jenë të besueshëm dhe do të bëhen shoqe me fëmijët e tyre.

Por të jesh mike e fëmijëve është pozitive, apo rrezikon të prekë autoritetin prindëror në aspektin edukativ? Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë vajza. Për këtë ka mendime pro dhe kundër nënës si shoqe për vajzën e saj. Por një ekuilibër mes të qënit autoritare dhe shoqe është zgjidhja më e mirë.

PRO

Sa më pak konflikte të drejt për drejta
Një nënë më pak autoritare, dhe më shumë miqësore vendos një raport “paqësor” me fëmijën. Edhe pse në terma afatgjatë, do të ketë zënka të pashmangshme mes tyre, ato do të jenë më të rralla.

Dëshirë për të besuar
Nëse nëna ka një sjellje miqësore, dhe kurrë gjykues, ëshë e natyrshme që vajza t’i hapë zemrën asaj, edhe përsa i përket çështjeve delikate si jeta sentimentale apo seksuale në të ardhmen.

Miqësi nën kontroll
Një nënë që tregohet gjithnjë e hapur edhe përsa i përket çështjeve të adoleshencës, arrin më lehtë të krijojë marrëdhënie miqësore me vajzën. Në këtë mënyrë, mund të mbahet nën kontroll edhe krijimi i miqësive në moshën më kritike.

Më pak presion, më shumë liri zgjedhjeje
Mos i detyroni fëmijët të zgjedhin, pasi dëmtoni ndërtimin e personalitetit të tij, jo vetëm konsolidimin e pavarësisë, por edhe vetëvlerësimin.

KUNDËR

Xhelozia
Nëse nëna bëhet shoqe e vajzës së saj, mund të ketë edhe një farë identifikimi. Këto kushte shpesh përputhen me forma xhelozie të forta. Identiteti dhe mosha kanë tendencën të ngatërrohen, duke krijuar një konfuzion të rrezikshëm,

Nuk ka pika referimi
Një marrëdhënie nënë e bijë, e bazuar mbi miqësinë, është një raport me rrezik të ulët për konflikte të menjëhershme. Por, me rritjen e saj, vajza do të kërkojë një pikë referimi femëror, autoritar. Dhe duke mos e gjetur një të tillë, nuk do të jetë e kënaqur përballë nënës “kaq të afërt” por shumë larg nga roli i saj.

Vakum edukimi
Një nënë si shoqe arrin të bëjë mirë rolin e saj edukativ nëse jep shembullin e një njeriu të rritur. Edukimi nëpërmjet shembujve është një bazë e mirë për një rritje të shëndetshme, mbështetur në vlerat pozitive. Por që kjo të arrihet, është e nevojshme që nëna të ruajë autoritetin e saj.

Nuk rriteni si nënë
Kur një nënë bëhet shoqe e vajzës së saj, shpesh fsheh një tentativë arratisje nga vështirësitë e paevitueshme që të imponon roli prindëror. Por kjo sjellje, që për momentin e bën jetën më të lehtë, rrezikon të bllokojë rritjen e gruas në rolin e saj si nënë, një detyrë kjo në një evoluim konstant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA