Kur nga kopshti të merr babi
17/09/2015 11:20
I çmendur pas vajzës së tij duke filmuar çdo moment të jetës së saj, një baba ka filmuar reagimin e vogëlushes kur ai ka shkuar për herë të parë ta marrë nga kopshti.
Por ndoshta ai nuk priste një përgjigje kaq të ëmbël nga vajza e tij. Teksa kalonte në korridoret e kopshtit në Teksas, babai ka filmuar përmes xhamit klasën dhe ka fokusuar vogëlushen e tij që kërkonte një lodër nga rafti.
Sapo pa të atin, ajo vrapoi drejt derës duke shprehur gëzimin e saj. Nuk ndodh shpesh ndoshta që babai të të të marrë nga kopshti.
I ati shkruan në YouTube: “Kjo është dita e parë që ajo është larg mamit dhe babit. Ky ishte reagimi saj kur shkova ta marr”
Top Channel