Leskaj pret delegacionin e Bundestagut: Bashkëpunimi në nivele të reja

15/09/2015 10:40

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka pritur këtë të martë në një takim një delegacion të Bundestagut, në kuadër të një programi të përbashkët mes dy parlamenteve.

Në një deklaratë për shtyp të mbajtur pas takimit, Leskaj ka nënvizuar se, bashkëpunimi mes dy institucioneve ka arritur nivele të reja dhe ka zgjeruar shtrirjen e tij.

“Shumë i rëndësishëm ka qenë shkëmbimi i vizitave të zyrtarëve përkatës. Vizita e fundit është pjesë e një programi të përbashkët, që përfshin gjithë rajonin e që ngre kapacitetet e veprimit të parlamenteve tona”, ka deklaruar Leskaj.

Ajo ka shtuar se, ky program ofron gjithashtu edhe bursa studimi për të rinjtë në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA