Për të pasur fëmijë të shkëlqyer në mësime provoni t’i angazhoni në punët e shtëpisë. Kjo do të ishte më mirë se t’i dërgoni në kurse të ndryshme. Punët e shtëpisë rekomandohen për më të vegjëlit pasi i ndihmon ata të rriten më të përgjegjshëm dhe të kenë më shumë besim në vetvete, duke pasur sukses në studime dhe në punë.
Pastrimi i shtëpisë si çelës i suksesit në të ardhmen janë përfshirë në librin “Rising can-do kids”, shkruar nga psikologu bashkëkohor Richard Rende.
“Prindërit sot dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë sukses kur të rriten, dhe për këtë investojnë kohë dhe para në aktivitete të veçantë, por për ironi, nuk i kërkojnë atyre të ndihmojnë në shtëpi, që në fakt është çelësi i suksesit. Dhjetëra studime tregojnë ndikimin e bërjes së punëve të shtëpisë në studime, i motivojnë dhe i bëjnë profesional”, thotë Rende për Wall Street Journal.
Të pastrosh shtëpinë me detyra të ndryshme për çdo moshë, pa diferencime gjinie, i rrit fëmijët me një ndjenjë të madhe përgjegjshmërie, besim në vetvete dhe pavarësi, sipas Marty Rossmann, profesor në universitetin e Minnesota.
Rossmann ka kryer një studim tek fëmijët em oshave të ndryshme, nga kopshti deri në 20 vjeç, duke zbuluar se të rinjtë që ndihmonin në shtëpi kishin që 3-4 vjeç marrëdhënie të mira në shtëpi dhe me miqtë, studime të shkëlqyera dhe nivel të mirë vetëvlerësimi, krahasuar me ata që kishin nisur të bënin diçka vetëm në moshën 10-vjeçare.
Si mund të ndihmojnë fëmijët në shtëpi?
Të rregullojnë shtratin e tyre nuk mjafton. Për të pasur efekte pozitive duhet të sistemojnë gjërat e tyre, të pastrojnë kuzhinën apo dhomën për të shmangur mendimin vetëm për veten e tyre.
Një këshillë e fundit që vjen nga ekspertët amerikanë është se nuk duhet të mendoni që fëmijët duhet të marrin një shpërblim për punët e shtëpisë. Duhet të ndani punët nga paraja, pasi humb efektet e saj pozitive duke e transformuar gjithçka në një biznes për fëmijët.
Top Channel