Ristani: Reagimi i Bajraktarit, për t’i shërbyer Tahirit dhe Ramës

14/09/2015 23:45

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklaratës së fundit të Shefit të Interpol Tirana, Artan Bajraktari, i cili më herët gjatë së hënës tha se rikthimi i tij në pozicionin që mbante nuk është një vendim i politikës, por i gjykatave të shtetit shqiptar.

Ristani thotë në postimin e tij se reagimi i zotit Bajraktari vjen për t’i shërbyer mjegullnajës ku duan të fshihen Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri.

“Personalisht besoj se reagimi publik i zotërisë nuk vjen nga që nuk ka ditur të lexojë deklaratën e PD-së apo ngaqë nuk ka kuptuar drejt përmbajtjen e saj, por ai vjen për t’i shërbyer mjegullnajës ku duan të fshihen Tahiri dhe Rama, të cilëve po ju afron dita e llogarisë publike”, shkruan ndër të tjera Ristani në “Facebook”.

Duke iu referuar deklaratës së dhënë nga vetë ai, Ristani thotë se aty shprehej qartë se pafajësia e Bajraktarit, ngarkon me faj eprorin e tij Tahiri dhe eprorin e eprorit, Kryeministrin Rama.

“Logjika e përdorur është fare e thjeshte për t’u kuptuar. Është katërcipërisht e provuar se kërkesa e Interpol Brukselit është fshehur për shumë kohë. Kjo fshehje ka një përgjegjës, i cili në mos qoftë ai që e përpunon i pari informacionin, që mesa duket nuk është për shkak të vendimit të gjykatës, atëherë përgjegjësia shkon tek eprori dhe eprori i eprorit”, shkruan Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA