Ministri Bushati viziton Jordaninë

14/09/2015 17:30

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Jordani, me qëllim përshkallëzimin e dialogut politik, nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, bashkëpunimi në çështje ndërkombëtare e të sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë kësaj vizite Ministri Bushati u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë, Nasser Judeh dhe zhvilloi një takim të posaçëm me Mbretin Abdullah II.

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme Judeh u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike dhe u vu theksi në identifikimin e mundësive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të nevojshme në funksion të këtij bashkëpunimi.
 
Lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar u vlerësuan gjithashtu si dy fusha ku është rritur bashkëpunimi i dy vendeve.

Në takimin me Mbretin Abdullah, Bushati tha se vizita e tij në Tiranë, në maj të këtij viti hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve duke ndihmuar në identifikimin e qartë të fushave specifike të bashkëpunimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA