Një 54-vjeçar anglez beson se furgoni me të cilin punon është i pushtuar nga “shpirtra të këqij” dhe ka kërkuar ndihmë përpara se ata ta vrasin. Paul Friday mendon se djajtë kanë qenë fillimisht në shtëpinë e tij, por pasi u larguan nga një prift, janë “transferuar” te furgoni.

Ai thotë se ka pësuar incidente të çuditshme për faj të shpirtrave që i kanë pushtuar automjetin.

“Gjithçka nisi rreth një vit më parë. Frenat më bllokohen shpesh dhe mekaniku më tha që me siguri kjo ishte vepër e një fantazme. Nuk e largoj dot dhe më kanë këshilluar që ta shes furgonin. Provova në eBay, por shpirti i hoqi pjesën e sipërme dhe nuk ma blen më asnjeri”, thotë Paul.

“Dua të më ndihmojë dikush pasi mendoj se Djalli kërkon të më vrasë”, shtoi 54-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA