Emigrantët rrezikojnë “status kuonë”; Austria dërgon ushtrinë në kufi

14/09/2015 11:40

Mijëra refugjatë mund të lihen në “status kuo” për shkak se vendet evropiane po miratojnë rregulla të ndryshme për kontrollin e kufijve, përballë një fluksi rekord të emigrantëve.

Paralajmërimi është bërë nga agjencia e OKB për refugjatët, UNHCR, që ka bërë thirrje për krijimin e qendrave të mëdha pritëse për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve.

Deklarata ka ardhur pasi Gjermania vendosi kontrolle në kufijtë e saj me Austrinë, ndërsa kjo e fundit paralajmëroi këtë të hënë dërgimin e ushtrisë në kufi për t’i bërë ballë fluksit.

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së pritet të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm mbi krizën e emigrantëve më vonë gjatë së hënës.

Ata pritet të votojnë një plan nga për shpërndarjen mes tyre të rreth 40 mijë azilkërkuesve nga Siria dhe Eritrea, përmes kuotave të përcaktuara, edhe pse vendet e Evropës qendrore dhe asaj lindore e kanë kundërshtuar këtë opsion.

Emigrantët vazhdojnë rrugën e tyre nga Greqia, përmes Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë për në Austri e Gjermani.

Kjo lëvizje ka detyruar qeverinë në Vjenë që të dërgojë forcat e armatosura për kontrolle më të rrepta në kufi me Hungarinë, ku rreth 14 mijë klandestinë kaluan kufirin vetëm të djelën.

Rreth 1 mijë prej tyre fjetën në stacionin e trenit të Salzburgut, pasi shërbimi hekurudhor nga Austria për në Gjermani u ndërpre përkohësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA