Çfarë duhet të hamë për të parandaluar kancerin e gjirit

14/09/2015 10:40

Kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur tek femrat. Sipas disa studimeve, një në tetë femra rrezikohet nga kjo sëmundje në jetën e tyre. Ekspertët japin disa këshilla se çfarë duhet të hamë për të reduktuar zhvillimin e kancerit të gjirit.

Studime të ndryshme tregojnë se rreziku i disa lloje kanceri ndikohet nga dietat, veçanërisht nëse nuk hani fruta dhe perime aq sa duhet, nga pesha, ushtrimet, duhani dhe pijet alkoolike.

Ekspertët i qëndrojnë besnikë dietës mesdhetare, me fruta të freskëta dhe perime, peshkt, vaj ulliri të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas periudhës së menopauzës. Gjithnjë referuar studimeve, shkruan DailyMail, 9 për qind e kancerit mund të parandalohet me ndryshime të regjimit të ushqimit.

Çfarë duhet të hani më shumë:
Duhet të hani të paktën pesë porcione fruta dhe perime. Ato janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë procesin e oksidimit, ku molekulat e oksigjenit bashkohen me kimikate të tjera dhe formojnë qeliza kanceroze.

Gjithashtu ato janë të pasura me fibra, që parandalojnë rrezikun e kancerit. Perimet e errëta, si spinaqi dhe lakra, janë të pasura me vitaminë B, të cilat forcojnë ADN-në dhe reduktojnë rrezikun e kancerit gjithashtu.

Edhe perime si brokoli, lakra e Brukseli, lulelakra, sallata jeshile gjithashtu një burim i mirë që parandalon formimin e qelizave kancerogjene. Bimë të tilla, si soja, përmbajne phyto estrogjene, e cila imiton estrogjenin që gjendet në trupin e njeriut. Ato mund të rregullojnë prodhimin e hormoneve nga vetë trupi duke parandaluar rritjen e qelizave kanceroze.

Çfarë duhet të hamë më pak:
Mishi i kuq. Yndyrat e ngopura të tij lidhen me rrezikun e kancerit të gjirit në periudhën pas menopauzës dhe shanse më të pakta mbijetese pas diagnostikimit me kancer. Mundohuni të hani vetem 70-90 gram në ditë dhe mundohuni të shmangni mishin e skuqur, apo të pjekur në zgarë.

Ëmbëlsirat, biskotat dhe pastat. Ato përmbajnë “yndyrna të fshehura” dhe ato të hidrogjenizuara, të cilat rrisin nivelin e kolesterolit.
Sheqeri rrit nivelin e glukozës dhe atë të përqëndrimit të insulinës, një rrezik tashmë i njohur ky për kancerin e gjirit.
Ushqimet e përpunuara. Disa prej këtyre produkteve mendohet (por ende nuk është provuar) se mund të jenë kanceroze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA