Izrael, sërish përplasje me palestinezët në xhaminë al-Aqsa

13/09/2015 00:00

Futja e forcave të policisë izraelite brenda mjediseve të kompleksit të xhamisë al-Aqsa, në Jeruzalemin Lindor, ka shkaktuar përplasje të forta mes tyre dhe besimtarëve, sipas raporteve më të fundit.

Dhjetëra njerëz u mblodhën në vendngjarje, ndërsa palestinezët hodhën gurë dhe fishekzjarre drejt policëve, raporton media izraelite “Ynet”. Përplasje të ngjashme kanë ndodhur edhe në fund të muajit korrik.

Xhamia al-Aqsa është një prej vendeve të shenjta të fesë islame dhe ndodhet brenda Tempullit të Malit, apo Haram al-Sharif, i cili nderohet edhe nga hebrenjtë.

Kompleksi i shenjtë është burim i tensioneve fetare dhe politike mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke u kthyer në një pikë të nxehtë dhune prej kohësh. Tensionet janë përshkallëzuar që kur ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon, ndaloi gjatë javës së kaluar dy grupe myslimanësh, të cilët u përballën me vizitorët hebrenj në mjediset e vendit të shenjtë.

Shqetësimet vijnë vetëm pak orë përpara nisjes së Vitit të Ri hebraik, Rosh Hashanah, që nis me perëndimin e diellit këtë të dielë, e që vazhdon deri pasditen e së martës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA