Indi, shpërthim në një restorant; mbi 80 viktima

12/09/2015 21:43

Të paktën 89 persona janë vrarë në një shpërthim të fuqishëm që u verifikua në një restorant në Petlauad, në shtetin indian të Madia Pradeshit.

Në momentin e shpërthimit restoranti ishte i mbushur me punonjës dhe nxënës që po konsumonin mëngjesin, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Nga hetimet e para dyshohet se një tub gazi ka shpërthyer duke shkaktuar një seri shpërthimesh zinxhir, përfshirë këtu të një sasie lëndësh shperthyese që mbaheshin ilegalisht.

Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar dhe autoritetet kanë deklaruar se kanë nxjerrë nga rrënojat të gjithë trupat. Të paktën 35 persona të tjerë ndodhen të shtruar në spital të plagosur.

Pasi tubi i gazit shpërtheu, njerëz që ndodheshin jashtë dhe të afërm të atyre që ishin në restorant u mblodhën për të parë dhe shpërthimet që pasuan rënduan ndjeshëm bilancin e viktimave.

Shpërthimet gjithashtu rrëzuan një ndërtesë që ndodhej aty pranë dhe dëmtuan shumë të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA