Një fitore e jashtëzakonshme për Shtëpinë e Bardhë dhe Barack Obama-n, pasi demokratët arritën të bllokojnë në Senat rezolutën e republikanëve për të anuluar marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke arritur të shmangin një votim përfundimtar.
Kjo do të thotë që Presidenti Obama nuk është i detyruar që të vejë veto dhe të shtyjë miratimin edhe për disa javë të tjera, si një betejë e shëmtuar me republikanët të cilët kontrollojnë Kongresin.
Për të dërguar marrëveshjen në një votim përfundimtar, republikanët duhet të kishin 60 vota në mocionin procedurial, mirëpo ata nuk grumbulluan me shumë se 58, duke bërë që ky votim të mbyllet 58-42.
“Kjo është një fitore për diplomacinë, për një Amerikë më të sigurtë dhe një botë më të sigurtë. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen kaq të madhe që senatorët dhe qytetarët i dhanë kësaj marrëveshje”, u shpreh Obama përmes një deklarate.
Republikanët pretendojnë se marrëveshja forcon edhe më shumë Iranin dhe i lejon ata që të punojnë në ndërtimin e një bombe nuklerare.
Top Channel