Shkolla, çfarë duhet të ketë në çantën e fëmijës

10/09/2015 12:05

Me vjeshtën, kthehet edhe shkolla. Sigurisht keni blerë fletoret, librat, lapsat, çantat. Por duhet të mendoni edhe se çfarë duhet të hanë fëmijët gjatë pushimit.

Në vend që të vendosni ndonjë patatinë, apo molto, gjëra të vogla, është mirë të zgjidhni me kujdes se çfarë duhet të hanë fëmijët në shkollë. Duhet të keni gjithmonë parasysh që ushqimi të jetë i lehtë, i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ndryshëm.
 
Ja 4 ide se çfarë të vendosni në çantën e fëmijës:
 
Frutat
Fruti është më i këshillueshëm nga nutricionistët, si për të rriturit edhe për të vegjëlit. Konsiderohet në fakt një lloj i sheqerit të gatshëm, por i pasur me minerale e vitamina, dhe që nuk ju heq oreksin e drekës. Por përveçse vendosjes së zakonshme të mollës në çantë, përpiquni të përgatisni një miks frutash gati në shtëpi. Për shembull banane, copa molle, pjeshkë etj.
 
Ëmbëlsira të bëra në shtëpi
Një kek të bërë në shtëpi do të ishte një lodhje më shumë për mamatë që janë në punë. Por janë disa receta që nuk kërkojnë më shumë se 10 minuta kohë për t’i përgatitur për mëngjesin e fëmijëve. Ose mund të përgatisni një kek që në darkë. Ditën tjetër për fëmijën do të jetë shumë i shijshëm një copë kek.
 
Të kripura, por jo me yndyrë
Jo të gjithë fëmijëve u pëlqejnë të ëmblat në shkollë, por edhe të kripura. Por kjo nuk do të thotë që tua mbushni çantën me ndonjë copë pice, apo fokaçe. Madje, ndonjëherë janë vetë shkollat që i ndalojnë këto lloj ushqimesh për fëmijët. Bukë me djathra të ndryshëm, një frut apo një lëng frutash do të ishin një ushqim i mirë për fëmijët në shkollë.

Buka, e mira e hershme që duhet vlerësuar
Buka, është një nga shijet më të mira që na ka ofruar gjithmonë jeta. Edhe fëmijët e kanë qejf, duke pasur parasysh se dhe në vitet e para të jetës ata kënaqen me një copë bukë në dorë. Në shkollë atyre do u shijonte shumë një fetë bukë me marmalatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA