Dekriminalizimi, nisma e PD përfshihet në kalendarin e Kuvendit

10/09/2015 11:40

Kuvendi ka nisur paraditen e kësaj të enjteje punimet e seancës së radhës, në fokus të të cilës ka qenë çështja e dekriminalizimit.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka denoncuar në fjalën e tij mungesën e vullnetit nga mazhoranca për të proceduar me ligjin.

“Por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë. Me apo pa dëshirën e Edi Ramës, dekriminalizimi do kryhet”, ka thënë Paloka.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përfituar nga rasti për të njoftuar se, është rënë dakord për të futur në kalendarin e punimeve të Parlamentit nisma e PD për dekriminalizimin.

Në vijim të debatit, eksponentë të opozitës kanë kërkuar që të sallë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Por kryetari Meta ka sqaruar se, shefi i ekzekutivit aktualisht është i angazhuar në një aktivitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA