Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re Të dalësh në pension të bën më mirë për shëndetin sesa të jesh në punë. Të paktën kështu thotë një studim i prezantuar në Kongresin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Europian.
Ky studim provon se pensioni është shumë herë më i mirë për gjendjen mendore të njerëzve sesa në stadin kur ata janë në punë. Kjo për arsyen se koha e tyre është e lirë dhe gjithçka i dedikohet kujdesit për veten.
Po ashtu, studimi tregon se kur dilni në pension, kontakti me mjekun është më i shpeshtë; Mesatarisht gjumi shtohet me 40 minuta në ditë; Ushtrimet fizike zënë 10% të ditës dhe gjendja mendore është më pak e rënduar.
Përparësitë e daljes në pension vihen më shumë re tek personat që gjithë jetën e tyre kanë patur punë fizike.
E mbi të gjitha pensioni i mban akoma më të gjallë sepse stili i jetesës bëhet më aktiv, ata do te merren një orë më shumë me leximin, një orë më shumë duke shëtitur, duke rregulluar lulet apo duke u kujdesur për nipërit dhe mbesat e tyre.
Gjithashtu, mosha e tretë e redukton duhanin me 6%, pasi më së shumti frika për të mbajtur shëndetin nën kontroll, i privon ata nga cigarja apo alkooli.
Top Channel