Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi me ulje parashikimet për rritjen ekonomike globale për këtë vit.
Rritja u reduktua në 3.1 përqind, nga 3.3 përqind që ishte një parashikim i muajit korrik. Në 2016, parashikimet flasin për një rritje të ekonomisë globale nën 3.8 përqind.
“Hovi i një rritjeje ekonomike globale të sinkronizuar mbetet eluziv”, thuhet në raportim e FMN-së.
Raporti thotë se ulja vjen si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike në vendet në zhvillim, veçanërisht në Brazil, Nigeri, Afrikën e Jugut dhe në Rusinë e goditur nga sanksionet ndërkombëtare.
Sipas FMN-së, në fund të vitit, ekonomitë në zhvillim do të reflektojnë një rritje më të fortë të ekonomisë, duke reflektuar rimëkëmbjen modeste të Eurozonës dhe ndoshta rikthimin në territor pozitiv të ekonomisë japoneze.
Ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim përbëjnë atë që FMN e quan “pjesa e luanit” në rritjen e globale, por si të parat, ashtu edhe të dytat janë ngadalësuar për të pestin vit radhazi.
Një faktor i rëndësishëm që do të përcaktojë shifrën e rritjes ekonomike botërore për këtë vit mbetet tranzicioni ekonomik i Kinës; nga një ekonomi me rritje të beftë në një zgjerim të moderuar të saj, bazuar më fort në rritjen e konsumit dhe shërbimeve vendase.
Top Channel