Çmimi i naftës bie nën 50 dollarë, shkak prodhimi me tepricë i OPEC-ut

06/09/2015 15:55

Ekonomia botërore po merr një goditje të fortë për shkak të rënies së çmimit të naftës. Një fuçi nafte ka kapur shifrën nën 50 dollarë, kjo për shkak të prodhimit me tepricë të OPEC-ut.

Por kjo gjë është e mirë për blerësit e naftës, pasi çmimi i saj dhe gazit shënon më të ulëtin në të paktën 11 vitet e fundit.

Megjithatë rënia në shifra të papritura të arit të zi, është një lajm i keq për vendet që kanë si burim kryesor të ardhurash naftën.

Arabia Saudite gjendet mes një hendeku, për shkak të një deficiti buxhetor. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ky deficit kap shifrën e 140 miliardë dollarëve.

Gjithashtu edhe ekonomia e Kanadasë është në recesion, ndërkohë që vendi është në pragun e zgjedhjeve. Goditje kanë marrë edhe të tjera vende si Venezuela, Rusia, Katari dhe Iraku. Sipas një analize të “Wall Street Journal”, shumë shtete po hyjnë në një rrugë të errët deficiti, ku askush nuk do mbijetojë.

Për disa analistë tani për tani, është ende e paqartë se kur do te mbarojë lufta për çmimin e “arit të zi”, megjithatë pritet që çmimi i një fuçie nafte të vijojë të jetë i ulët. Por, ajo që mbetet ende një pikëpyetje është se kush do të dalë i fituar në fund të kësaj loje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA