Masakra në Bangkok, vihet nën akuzë një i dyshuar për aktin terrorist
30/08/2015 00:00
Një person është akuzuar në Bangkok, si bashkëpunëtor i sulmit me bombë që mori 20 jetë njerëzish në kryeqytetin tajlandez, gati dy javë më parë.
Zyrtarët thonë se, ndaj të dyshuarit është ngritur aktpadi për “zotërim të paligjshëm armësh”, ndërsa sqaruan se nuk bëhet fjalë për personin e shfaqur në pamjet filmike me çantë shpine, pak përpara shpërthimit në tempullin e Erawanit.
Përpos të vdekurve, episodi i dhunshëm i 17 gushtit shkaktoi edhe më shumë se 100 të plagosur, pjesa dërrmuese e të cilëve turistë të huaj.
Top Channel