OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud
Të interesuarit për tabletë super të hollë kanë mundësi ta porosisin atë menjëherë në Samsung.com, Amazon.com dhe Best Buy, ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në dyqanet e kompanisë që prej 3 shtatorit.
Tableti Galaxy Tab S2, nga Samsung, vjen në variantet me ekranin prej 8-inç ose 9.7-inç, këto tabletë do të jenë modelet më të holla dhe më të lehta deri më sot.
Samsung thotë se është duke punuar me “Amazon” dhe “Best Buy”, ku çmimi më i lirë do të jetë 100 dollarë.
Galaxy Tab S2 vjen në një shumëllojshmëri konfigurimesh. Për ata që kanë nevojë për një tablet për lidhje me Wi-Fi, versioni me 9.7-inç, dhe 32GB mund të blihet për një çmim prej 499,99 dollarësh, ndërsa modeli më i vogël me ekranin 8-inç është 100 dollarë më lirë.
Top Channel