Meta dënohet për “konkurrencë të padrejtë” në Spanjë, urdhërohet të paguajë 550 milionë dollarë për mediat
Një kompani britanike pretendon se ka krijuar një prototip baterie për telefonat iPhone, me jetëgjatësi pa karikuar deri në 1 javë.
Krijesa e “Inteligent Energy” është një mekanizëm që siguron energji nga djegia e hidrogjenit. Mekanizmi është ndërtuar në miniaturë, aq sa përmasat e një baterie iPhone 6.
Kjo bateri është e ngjashme me bateritë standarde, përveç mënyrës së karikimit, ku nuk përdoret elektriciteti, por një pajisje hidrogjeni e posaçme, që e furnizon për pak minuta. Bateria “ushqehet” përmes një pajisjeje të posaçme me hidrogjen, ndërkohë që ka pas disa vrima që i lejojnë të çlirojë hidrogjenin e djegur.
Kompania britanike është e njohur në fushën e prodhimit të pajisjeve që prodhojnë energji përmes djegies së hidrogjenit, por asnjëherë më parë nuk kishte mundur të realizonte një pajisje në përmasat e një baterie telefoni.
“Në dijeninë tonë, kjo nuk është bërë më parë”, thotë për Telegraph, kreu i kësaj kompanie, Henri Winand.
Top Channel