Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re Që prej vitit 1963, ai që kalon 100 vitet në Japoni nderohet me një “sakazuki” prej argjendi, tas i përdorur kryesisht për sake-në, si dhe një letër përgëzuese nga kryeministri.
Por, numri i të moshuarve japonezë që kapërcejnë shekullin është rritur aq shumë ndër vite, sa nga 10 mijë vetë që llogariteshin në 1998-n, tani kanë shkuar në 58 mijë e 800.
Arsyeja e jetëgjatësisë së madhe në këtë vend duket se është konsumi i rregullt i peshkut, tofu-së, orizit dhe perimeve. Për autoritetet, shpërndarja e tasave të argjendit po kthehet në problem.
Shpenzimet janë rritur në krahasim me të shkuarën, siç e dëshmojnë qartë 260 milionë jenët e barazvlefshëm me 1,9 milionë euro që kanë dalë vitin e kaluar nga arkat e Ministrisë së Shëndetësisë. Nga këtu po merr jetë nevoja e shkurtimit të kostove dhe ideja për ta zëvendësuar metalin e çmuar të tasave me një material më pak të fisëm.
Përpara disa vitesh, pikërisht për shkak të rritjes së shpenzimeve të prodhimit, u vendos reduktimi i diametrit të tyre. Planet alternative përfshijnë zgjedhjen e një dhurate më pak të shtrenjtë apo edhe eleminimin e plotë duke u mjaftuar vetëm me letrën e kreut të ekzekutivit.
Në muajin korrik ndërroi jetë në moshën 112-vjeçare mbajtësi i rekordit botëror të burrit më të vjetër të planetit, Sakari Momoi, ndërsa te femrat ky titull i pati takuar po një japonezeje, Misao Okawa, e shuar në prill në moshën 117-vjeçare.
Vitin e kaluar, Japonia u rendit e para në klasifikimin global të jetëgjatësisë për nga numri i personave që i kishin kaluar 100 vitet.
Top Channel