
Një vrasje me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e së martës në fshtin Zhejë të Kurbinit. Vrasja dyshohet të ketë motive të hakmarrjes.
David Piroli, i moshës 73 vjeç, u gjet i vrarë në afërsi të banesës së tij. I moshuari gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Policia dyshon tek miotivi i hakmarrjes për shkak se djali i tij, një vit më parë vrau dy vëllezërit Cara. Pas një konflikti mes tyre, ai kishte qëlluar duke lënë të vdekur në vend Andrea dhe Endri Carën.
Kjo është pista e vetme ku po punohet nga forcat policore. Ato thonë jo zyrtarisht se janë pranë identifikimit të autorëve të krimit.
Në ambientet e komisariatit të Kurbinit janë shoqëruar disa persona që kanë lidhje me këtë çështje dhe po merren në pyetje.
Top Channel