“Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi”, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon Kur të gjithë janë pushim, Sali Berisha ka shumë për të thënë. Ai pret që shtatori të jetë një stinë protestash, të cilat mund të realizojnë edhe atë që e quan “largim të qeverisë nëpërmjet revolucionit demokratik”.
“Revolucionin demokratik e bëjnë ata burra dhe gra që vendosin të ngulen në bulevardin e Tiranës me listën e kërkesave në dorë dhe që nuk ikin prej andej deri në plotësimin e tyre. A ka të tille opozita? Unë them ka me mijëra e mijëra. Të ndiqen të gjitha format e protestës demokratike”, thotë Berisha.
Sali Berisha elaboroi me detaje pse zgjedhjet, në analizën e tij, nuk ishin të ndershme, por ndarja e pafavorshme territoriale dhe kandidimi i të inkriminuarve nën mbrojtjen e Edi Ramës, siç thotë ai, nuk e pengojnë ish-kryeministrin të pohojë për herë të parë rezultatin elektoral të Partisë Demokratike dhe bashkë me të, të përmbledhe në më pak se 1 minutë analizën e tij politike postelektorale për opozitën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.
“Zgjedhjet natyrisht i humbi PD, por i plagosur rëndë nga zgjedhjet doli Edi Rama, e ndoshta në mënyrë të pariparueshme. Uroj që dhe PD-ja të bëjë një analizë të gjithanshme që të shkojë drejt fitores në 2017. Edi Rama është plagosur rëndë. I erdhi nga s’e priti. Këto zgjedhje treguan se nuk kemi të bëjmë me një martesë, por me prostitucion politik. Nuk i besojnë njëri-tjetrit, por politikisht prostituojnë. Le të vazhdojnë”, shprehet Berisha.
Në këtë panoramë të komplikuar politike, ish-kryeministri nuk kurseu as ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin për një deklaratë të disa ditëve më parë, që sipas Sali Berishës, dukej sikur nxiste mazhorancën të vazhdonte reformën në drejtësi e vetme, pa opozitën.
“Ideja se nuk duhet marrëveshja dhe aq më tepër kur bëhet kjo nga një ambasadore që mendon se është dhe guvernatore, kjo është e papranueshme, e rëndë dhe nuk i shërben as klimës, as reformës, as mirëkuptimit. Nëse del me teorinë se nuk duhet marrëveshje dhe konsensus, po çfarë duhet konfrontim apo Luan Omari, autori i Kushtetutës famëkeqe të 74-ës si kryekëshilltar?”, deklaron ish-kryeministri.
“Ekonomia është në pikiatë”
Por në vëmendjen e Sali Berishës nuk ishte vetëm politika. Sipas ish-kryeministrit largimi i FMN-se pa firmosur një marrëveshje për shhkak të mosmbledhjes së taksave nga qeveria, është një sinjal i keq për vendin.
“Unë i bëj thirrje Fondit të rishqyrtojë qëndrimin e tij. Kurrë ndonjëherë në këtë mënyrë zhvillimi në Shqipëri nuk ka ndaluar. Keni dëgjuar gjithçka prej Edi Ramës, por jo zhvillim”, thotë Berishës.
Për ish-kryeministrin aksioni antievazion fiskal, i paralajmëruar të nisë në shtator, është një masë e rrezikshme, që nuk do të godasë evazorët e mëdhenj, klientë të qeverisë.
“Me aksion vetëm rrënon. I kërkoj Fondit ta ndjekë me interes këtë operacion, sepse ky do të jetë operacioni i goditjes përfundimtare të ekonomisë”, paralajmëron Berisha.
Top Channel