Putin nënshkruan dekretin: Të shkatërrohen produktet e importuara nga Perëndimi

30/07/2015 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar shkatërrimin e të gjitha produkteve ushqimore nga Perëndimi, të cilat janë importuar nga Rusia në shkelje të sanksioneve të vendosura nga Moska vitin e kaluar.

Putin nënshkroi një dekret për shkatërrimin e këtyre produkteve duke nisur nga 6 gushti.

Një vit më parë, Rusia bllokoi importin e frutave, perimeve, produktet e qumështit, mishit dhe peshkut, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nga shtete të tjera që vendosën sanksione për krizën e Ukrainës.

Bllokimi i importeve të këtyre produktet kap një vlerë prej 9 miliardë dollarë në vit.   

Pavarësisht embargos së vendosur, disa mallra janë futur në shkelje të sanksioneve në Rusi, kryesisht nëpërmjet Bjellorusisë dhe Kazakistanit, vende të cilat janë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Moska.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA