Masakër në një universitet në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur. Arratiset autori
Mbi 100.000 vetë kanë firmosur peticionin kundër mbylljes së një plazhi në rivierën franceze, çka do t’i lejonte mbretit saudit, Salman t’i kalonte atje pushimet pa praninë e njerëzve të tjerë.
Organizatorët e nismës këmbëngulin se plazhi publik “Vallauris” duhet te jetë i disponueshëm për të gjithë.
Autoritetet nisën mbylljen e tij mëngjesin e së shtunës për të parandaluar çdo pushtim të mundshëm të zonës nga protestuesit, teksa pritej mbërritja e monarkut saudit.
Mbreti Salman duhet të qëndrojë në vilën e tij për rreth tre javë. Ai shoqërohet nga një shpurë prej gati 1.000 personash, 700 nga të cilët do të qëndrojnë në hotelet e Kanës, çka konsiderohet me shumë leverdi për ekonominë lokale.
Megjithatë, mbyllja e pjesës së plazhit “La Mirandole” pranë vilës së mbretit ka ngjallur indinjatën e banorëve, që këmbëngulin se është e drejtë e të gjithëve, francezë të huaj, të shijojnë bukuritë e kësaj zone turistike.
Top Channel