Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i një motori.
Burime policore lokele bëjnë të ditur se personi në fjalë duke ecur me shpejtësi është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë.
Sipas burimeve, shtetasi Bledar Dushku në momentin e përplasjes po udhëtonte pa kaskën mbrojtëse dhe për rrjedhojë ka marrë lëndime të rënda.
Ai është dërguar në spitalin më të afërt, ku pas disa momentesh agoni ka ndërruar jetë. Burimet shtojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Zervaskë.
Mësohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë duke u kthyer nga rruga kryesore në një rrugë dytësore, kur motori është përplasur me të, duke hyrë poshtë rrotave.
Top Channel