Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia ka identifikuar dhe vendosur nën pranga tre persona, të akuzuar për vrasjen e shtetasti Edmond Theodhori, i ekzekutuar me armë katër ditë më parë në qytetin e Sarandës.
Autorët e vrasjes, sipas policisë janë shtetasit Ledi Hysa, 25 vjeç, Ajman Zyba, 21 vjeç, që të dy nga banues në qytetin e Laçit dhe Ylli Reçi, 23 vjeç nga Gjormi i Krujës, ndërsa Gani Hysa, 41 vjeç, Elion Hysa, 31 vjeç dhe Keivi Hysa, 23 vjeç janë shpallur në kërkim
Nga hetimet e strukturave të Policisë Vlorë dhe Sarandë, në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë Sarandë, ka rezultuar se viktima është konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit Gani Hysa dhe Keivi Hysa, xhaxha dhe nip, për motive të dobëta.
Policia thotë se një ditë pas përplasjes fizike, më datë 10 korrik, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), janë ndeshur me viktimën në vendin ku një natë më parë kishte ndodhur përplasja fizike.
Sapo e kanë konstatuar ata kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit, Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.
Policia thotë se po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim.
Top Channel