Nintendo, kompania e madhe japoneze e video-lojërave, ka njoftuar se shefi ekzekutiv i saj, Saturo Iwata, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Iwata konsiderohet si personi që e ktheu në rrugën e suksesit Nintendon pas vitit 2000.

Nën udhëheqjen e Iwata, Nintendo hodhi në treg konsolat e suksesshme Wii dhe Nintendo DS.

Kohët e fundit, ai që u bë president i Nintendos në vitin 2002, e udhëhoqi kompaninë në sektorin e lojërave në celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA