U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça
Serenata, të interpretuara në mënyra të veçanta, kanë sjellë një mbrëmje ndryshe në qytetin e Korçës.
Skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” është pushtuar këtë herë nga një grup rumun, i cili për të disatin vit ka performuar këngët më të njohura të serenatave korçare.
Ansambli “Serenata” i Lidhjes së Shkrimtarëve rumunë” është rikthyer për të tetin vit, me një koncert të përgatitur me kujdes, i cili nisi turin e tij të shfaqjeve nga Korça, me një repertor të pasur të këngëve të serenatave korçare e valleve shqiptare, e me një sërë kostumesh shumëngjyrëshe kombëtare shqiptare.
Të rinjtë e këtij ansambli, prej vitesh kanë punuar e mësuar serenatat korçare, duke korrur sukses edhe në skenat rumune.
Koncerti ka filluar me intepretimin e perlave të serenatave korçare, të interpretuara me mjaft nivel artistik nga një kuartet të rinjsh me origjinalitetin e tyre, duke merituar duartrokitjet e artdashësve.
Larmi i dhanë shfaqjes edhe vallet shqiptare, por edhe këngët e vallet rumune, një gërshetim i bukur vlerash shpirtërore e artistike të të dy popujve. E duket se, tashmë kjo traditë e lidhjes së shqiptarëve e rumunëve do të vazhdojë për ta transmetuar e mbajtur gjallë te brezat e rinj.
Top Channel