Të paktën 28 të vrarë nga sulmi me dron në një treg në Sudan, mes tyre gra, fëmijë dhe të moshuar Me qindra luftëtarë pro qeverisë dhe mbështetës të ekstremit të djathtë marshuan në qendrën e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për një tubim jo krejtësisht paqësor.
Një pjesë e demostruesve dogjën goma makinash nëpër rrugë, disa prej tyre e kishin fytyrën të mbuluar e të tjerë valëvisnin flamuj, simbol të asaj që për ukrainasit përfaqëson “idenë e kombit”. Kërkesa e protestuesve i drejtohej ekzekutivit; apeli i turmës ishte që qeveria në Kiev t’i japë fund armëpushimit të Minskut e t’u shpallë luftë separatistëve prorusë në rajonet lindore.
“Ne duam që operacioni antiterrorist të quhet lufte. Sepse në të vërtetë, e tillë është. Duam që marrëveshja e turpshme e Minskut të hidhet poshtë. Jemi lodhur me oligarkët. Ne duam që të gjithë gjykatësit, prokurorët, anëtaret e forcave speciale “Berkut” dhe të gjithë personat përgjegjës për vrasjet e protestuesve gjatë revolucionit, të ndëshkohen. E kërkojmë një gjë të tillë sot sepse pritëm që të ndodhte, dhe nuk ndodhi”, thotë Mykola Kohanivsky, komandant i batalionit PUN-UPA.
Një luftëtar vullnetar, ish-drejtuesi i batalionit “Aidar”, Sergiy Melnychenko, pati edhe ai një kërkesë konkrete.
“Në rajonet e përfshira nga konflikti dhe zonat përreth tyre duhet të shpallet ligji ushtarak. Situata nuk mund të vazhdojë më kështu; kjo luftë duhet të marrë fund”, deklaron Sergiy Melnychenko, ish-komandant batalioni.
Armëpushimi i brishtë po qëndron në këmbë në lindje të Ukrainës që prej muajit shkurt, megjithatë të dyja palët vazhdimisht e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të paktit. Kievi druhet se Rusia mund të angazhojë trupa për tëndihmuar separatistët që të shtrijnë kontrollin e tyre, duke hyrë edhe më thellë në territorin ukrainas. Moska, si gjithmonë, nuk e pranon të ketë dërguar ushtarë në vendin fqinj.
Që prej shpërthimit të konfliktit, prillin e vitit të kaluar, në lindje të Ukrainës ka marrë më shumë se 6500 jetë njerëzish.
Top Channel