Ministri i Jashtëm i Iranit: Kurrë nuk kemi qenë kaq pranë marrëveshjes bërthamore

03/07/2015 00:00

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha të premten se Irani dhe fuqitë botërore nuk kanë qenë kurrë më afër marrëveshjes bërthamore, megjithatë ai nuk ka dhënë asnjë garanci për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Unë ndjej se partnerët në bisedime kanë kuptuar se detyrimi dhe presioni nuk të çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme, por në një konflikt më të gjërë dhe në armiqësi të mëtejshme. Ne synojmë një marrëveshje të ekuilibruar dhe unë po shoh se gjerët po ndryshojnë e besoj në arritjen e marrëveshjes”, tha Zarif.

Mbërritja në fazën finale të bisedimeve është pranuar edhe nga një diplomat i lartë perëndimor, i cili shtoi se tashmë nuk mund të ketë më shtyrje të afatit për arritjen e marrëveshjes, “ose nënshkruajmë marrëveshjen ose duhet të pranojmë se kjo nuk arrihet”.

Irani ka hyrë në bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe 5 fuqitë e tjera industrialiste të botës; Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë; për të arritur një marrëveshje, në bazë të së cilës Teherani do të kufizojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike të vendosura prej OKB-së.

Një ditë më parë, një zyrtar i lartë iranian tha për reporterët se Teherani dhe 6 fuqitë e tjera kanë diskutuar mbi datat se kur do të hiqen sanksionet kryesore të SHBA-ve, Bashkimit Europian dhe Kombeve të Bashkuara, dhe se kur do të hyjnë në fuqi kufizimet e aktiviteteve bërthamore të Iranit.

Ideja është që të dyja palët të përgatisin gjithçka, në mënyrë që implementimi i marrëveshjes që do të nënshkruhet të nisë në një ditë specifike, të përcaktuar nga negociatat. Gjithsesi, një tjetër zyrtar i lartë theksoi edhe njëherë dallimet e mëdha mes Iranit dhe fuqive të Perëndimit, për shkak se Teherani ka kërkuar që sanksionet ndërkombëtare të “ndërpriten” përfundimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA