Humbja e Orban në Hungari, mesazhi i Spiropalit: Kjo tregon se edhe në sisteme të inventarizuara në pushtet, ka hapësira për ndryshim Partia Demokratike, përmes deputetit Eduard Halimi ka publikuar këtë të martë një video që, sipas saj, provon manipulimin e zgjedhjeve nga koalicioni qeverisës.
Në një deklaratë për mediat, Halimi ka denoncuar rastin e kutisë së votimit në fshatin Brucaj, ku sipas tij, komisionerët e PS-së dhe LSI-së kanë hedhur vota fiktive.
“PD publikon sot një provë sesi mazhoranca masakroi zgjedhjet e 21 Qershorit. Në fshatin Brucaj, kutia e votimit është tejmbushur me vota nga komisionerët e PS-së dhe LSI-së. Në videon tonë duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletët e votimit, ndërsa komisionerët e PD-së janë nxjerrë me forcë jashtë. Gjithashtu, në kuti u gjetën 388 fletë, kur kanë votuar vetëm 377 persona. Kjo video flet qartë për manipulimin e zgjedhjeve nga pushteti”, ka thënë Halimi.
Deputeti demokrat ka nënvizuar se të njëjtat përpjekje koalicioni i majtë bëri edhe për kandidaten e tij në Shkodër, Keti Bazhdari, duke hedhur në favor të saj 331 vota.
Në fund, Halimi i ka bërë thirrje misionit të OSBE/ODHR të marrë parasysh këtë provë të prezantuar nga opozita në raportin përfundimtar për procesin zgjedhor.
Deklarata e plotë e deputetit Halimi
“Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor.
Në komunën Pult të Bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit numër 0092 e fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në videon që po transmetojmë dhe që po ia vëmë në dispozicion gjithë medias, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë, ndërsa dy komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit.
Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona. Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues.
Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota, ose rreth 88%, dy vota për kandidatin e pavarur, ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve, që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Partia Demokratike nuk do të ndalet në denoncimin e çdo akti kriminal të shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe dyshen e pushtetit që minoi demokracinë shqiptare duke mbushur kutitë e votimit”.
Top Channel