Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Pas asgjësimit një ditë më parë të 560 bimëve narkotike dhe arrestimit të dy personave të dyshuar si kultivues të saj, specialistët e seksionit të antidrogës në Policinë e Durrësit kanë sekuestruar 8 kg. lëndë narkotike të të njëjtit lloj.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Hasan Albrahimi, 30 vjeç dhe banues në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Golf”, me targë “AA 737 LB” u gjet dhe u sekuestrua droga e ndarë në 11 pako.
Prokuroria e Krujës pritet të procedojë çështjen për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, akuzë që rëndon mbi 30-vjeçarin e arrestuar.
Ndërkohë, po punohet edhe për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve.
Top Channel